Edi Rama paralajmëron mos votimin e Vitore Tushës si kryetare të KLSH
Edi Rama foli mirë për kandidaturën e Vitore Tushës dekretuar nga Presidenti për KLSH. Pasi foli mirë, tha se zonja më mirë të vazhdojë për në Komisionin e Emërimeve të Reforma në Drejtësi, duke lenë të kuptohet se nuk do ta votojë. Duke u veshur gjoja pas nevojës për ta çuar te KED, kryeministri sulmoi me dinakeri Ilir Meta se pse e ka kandiduar Vitoren Tushën që të mos zgjidhet nga PS.
Ajo është një zonjë që ka qenë për vite të tëra në këtë detyrë. Ajo gëzon respekt sepse ka kaluar Vetingun. Unë nuk di historitë e të kaluarës me Nanon, por di që ne do të diskutojmë një fakt tjetër. Emërimi zonjës si kryetare e Kontrollit të Lartë të Shtetit mund të vërë në pikëpyetje reformën në drejtësi.
Kjo ka dalë e pastër nga Vetingu dhe mund të jetë potencial për KED. Ky është një diskutim për tu bërë. Si kandidaturë nuk mund të thuash se është e dyshimtë. Edhe pse në KLSH ka pasur në detyrë një ekonomist dhe kjo nuk e ka këtë eksperiencë.
Ne sot e kemi kreun e KLSH dhe largimi saj nga Gjykata Kushtetuese mund ta rrezikojë reformën në drejtësi. Nëse nuk sakrifikohet reforma në drejtësi e ka mbështetjen time. Nuk besoj se presidenti e ka propozuar për të dëmtuar reformën në drejtësi” – tha Rama në Vizion+.
Qëllimet e kryeministrit duket se janë për një emër tjetër nga PS, sepse e synon ta ketë nën kontroll.
KOHA JONË SONDAZH

