Edi Rama: Zgjedhje më 30 qershor, nuk iki nga detyra

Kryeministri Edi Rama përmes një takimi me 61 kanditatët për Kryetar Bashkie, ka theksuar edhe njëherë se do të ketë zgjedhje edhe pa opozitën madje edhe pa kundështarë në një pjesë të madhe të bashkive në vend.

Rama u shpreh se fushata do të nisë më 31 maj duke theksuar se objektivi i tyre nuk është vetëm fitorja dhe në ato bashki ku nuk ka qeverisur deri tani, por kontaktet me qytetarët për të fituar zemrat dhe mendjet e tyre në luftë me fantazmën kërcënuese të së shkuarës.

“Zgjedhjet do të mbahen më 30 qershor. 30 qershori nuk është një datë si gjithë të tjerat por datë e përcaktuar sipas kushtetutës për të dëgjuar popullin Sovran për vlerësimin e ofertave elektorale në 61 bashkitë e vendit.

Swiss Digital Desktop Reklama

Oferta jonë është e plotë, 61 kandidatë dhe kandidate e 61 lista për këshilltarë që do të çelin më 31 maj rrugëtimin drejt 31 qershorit. Në vend të një humbje me nder ku me siguri mund t’i fitonin disa bashki, kundërshtarët zgjodhën qederin.

Swiss Digital Mobile Reklama

Për shkak të ikjes së tyre nga rruga kushtetuese e zgjedhjeve dhe frikës së tyre për ballafaqimin me ne, në një pjesë të bashkive do ketë vetëm një kandidatë por do ketë fushatë intensive si asnjëherë më parë duke nisur nga kontaktet me njerëzit. Do shpenzojmë të gjitha energjitë tona kur do kemi kandidatë përballë. Edhe në ato bashki objektivi jonë është jo thjesht të fitojmë ato bashki port ë realizojmë numrin më të madh të kontakteve.

Kjo një betejë për të fituar mendjet e zemrat e shqiptarëve në luftë me fantazmën kërcënuese të së shkuarës. Opozita është kthyer në shëmbëlltyrën e asaj fantazme duke sjellë tek shqiptarët hijen e frikës”, deklaroi Rama.

Rama: Shqipëria 30 vite peng i një personi

Rama sfidon opozitën: Nuk iki

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A po e rrezikojnë pushtetin absolut të Ramës, deputetët Braçe dhe Spiropali?