FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Edmond Spaho: Qeveria “Rama” në 6 vjet zero investime të reja

Nga Edmond Spaho

Banka e Shqipërisë sapo ka njoftuar se rritja ekonomike e vendit vazhdon të bjerë pa ndërprerje që nga tetori i vitit 2018. Arsyeja kryesore është rënia drastike e investimeve të huaja. Deri tani kontribuesit kryesore në rritjen ekonomike ishin investimet e mëdha që siguroi PD. Me përfundimin e punimeve në gazsjellësin TAP dhe Hidrocentralin e Devollit, ka rënë edhe rritja ekonomike e vendit.

Ekonomia shqiptare po mbaron.

Swiss Digital Desktop Reklama

Qeveria “Rama” në këto 6 vjet ka sjellë zero investime të reja te huaja dhe nuk ka hapur vende të reja pune.

Swiss Digital Mobile Reklama

Paraja kriminale po përzë paranë e ndershme dhe, me përjashtim të kantiereve të pastrimit të parave me ndërtime luksoze në qendër të Tiranës, kantieret e vërteta të punësimit nuk ekzistojnë.

Kriminalizimi dhe klientelizimi i ekonomisë po shkatërron të ardhmen e vendit: sot vetëm kriminelët dhe klientët mund të punojnë duke pastruar para dhe vjedhur pasuritë e vendit.

Fotografia me e qartë e gjendjes së mjeruar ekonomike të vendit janë radhët pa fund të të rinjve shqiptarë në Ambasadën Gjermane për viza të përkohshme punësimi. Të gjithë duan të ikin nga Shqipëria e Edi Ramës.

I vetmi investim që ka bërë ndaj tyre Edi Rama është blerja e gazit helmues për të shuar protestat kundër rrënimit që u ka bërë Rama.

E vetmja rrugë për rikthimin e shpresën në këtë vend, për të kthyer investimet, punësimin dhe mundësitë ekonomike është bashkimi me opozitën për t’i dhënë fund qeverisë së mjerimit të vendit.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Protesta po prodhon edhe dhunë, a jeni dakort me këtë menyrë reragimi?