Endri Fuga tallet me akuzat e Palokës: Kjo është thpifje!

Drejtori i Komunikimit në Kryeministri, Endri Fuga ka reaguar ndaj akuzave të deputetit demokrat, Edi Paloka.

Deputeti i PD akuzoi Edi Ramën për një udhëtim në muajin prill në Monte Carlo, ku sipas tij kryeministri ka qenë i shoqëruar nga deputetët e tij më besnik në një prej hoteleve më luksoze.

Në reagimin e tij Fuga shprehet se udhëtimi ka qenë për marrëveshje mes Shqipërisë dhe Princit Albert në fushën e turizmit. Dhe përdor fjalor ironizues duke imituar Palokën te “th”-ja e deputetit demokrat

Swiss Digital Desktop Reklama

Ja si funksionon makineria e baltës: nga http://thyri.net  tek thpifje.pd? Në Montecarlo kemi shkuar për të takuar përfaqësuesit e Lartësisë së Tij, Princit Albert, për investime në turizëm! Për thaktëthi ka qene dhe ministri Klosi. Të tjerat në gjykatë? #ShpifesKronik”,- shkruan Fuga.

Swiss Digital Mobile Reklama

Deklarata e Edi Palokës:

“Dikush me pyeti se pse Rama nuk e shet dhe Gjushin sic ben me te tjeret kur i cenohet interesi i tij.

Arsyeja kryesore eshte se Gjushi , Tahiri, Balla , Ahmetaj, Gjiknuri e ca te tjere, jane personazhet qe kane kryer dhe kryejne punet e pista per Ramen. Ata jane jo vetem nderlidhesit kryesore te Rames me krimin po dhe me milionat e parave. E per me teper, per shkak te kesaj lidhjeje, ata mbajne te gjithe skelete te Rames ne sirtaret e tyre.

Po mbase ju a shpjegon shqiptareve ky qe ja nxjerr koken Rama sa here eshte ne siklet, Fuga.

Pak kohe me pare ky komsomolasi “modern”, qe administron tregun e  mediave per shefin e tij, deklaronte se “te thuash qe Rames i pelqejne parate dhe luksi eshte çmenduri”…?

Cfare benin ne  prill 2018, Edvin Rama, Vangjush Dako  dhe Endri Fuga  ne aktivitetin vjetor te Yacht Club ne Hotel Fairmont  ne Monte Carlo ?

Me cfare statusi ishin keta, ne takimin vjetor te njerit prej klubeve private me eksluzive te globit (antaret e te cilit jane milionere dhe miliardere ) ne  nje nga hotelet e cilesuara si “ekstremisht luksoz” te nje qyteti ekstremisht te shtrenjte si Monte Carlo ?

Mos nxitoni te bertisni “shpifje” se ka edhe me…”.

https://www.facebook.com/permalink.php?story_fbid=2005996176365025&id=100008639860309

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A po e rrezikojnë pushtetin absolut të Ramës, deputetët Braçe dhe Spiropali?