FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Erion Veliaj edhe si guzhinier

Erion Veliaj mbetet kryebashkiak i mirë, punëtor, por edhe aktor i madh. Ai ia “shet” publikut me elegancë punën e tij në Tiranë. Mjafton të shikoni videon e mëposhtëme dhe bindeni vetë. Erion Veliaj vishet herë me çizme, me pas në biçikletë, pak më vonë e gjen duke kenduar te Amfiteatri me artistët, prapë nxiton të shkojë te tregu në fshatra dhe të marrë ndër duar pulat e fshatit, dhe papritur e gjen duke mbajtur fjalim për një “Tironë që ndryshon përditë”; nuk duron dhe vesh bluzën e guzhinierit duke shërbyer,…

Ky është Erioni! Një kryebashkiak-aktor që do t’ia kishte zili edhe Sandër Prosi.

Veliaj ka postuar këtë tekst në profilin e tij në facebook, ku shkruan:

Swiss Digital Desktop Reklama

Pas rikonstruksionit të 3 mensave sociale ekzistuese dhe hapjes nga e para të tre të tjerave, kryeqytetit i është shtuar edhe një mensë e re në Njësinë 7.
Askush nuk e ka monopol ndihmën, solidaritetin! Ndaj jam i bekuar dhe shumë i kënaqur që shërbyem drekën për të moshuarit dhe personat në vështirësi ekonomike të kësaj zone, bashkë me miqtë e Kryqit të Kuq.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Protesta po prodhon edhe dhunë, a jeni dakort me këtë menyrë reragimi?