Ervin Salianji: U ulën (Alibeaj-Bardhi) me Ramën, por nuk ulen kundër Ramës!
Postimi i deputetit Ervin Salianji:
U ulën me Ramën, por nuk ulen kundër Ramës!
Bojkoti është avaz i vjetër që e vendos opozitën në pozitë të vështirë me miqtë dhe partnerët, e nxjerr të paaftë për betejë në sy të opinionit publik dhe e bën të pabesueshme kur një pjesë e grupit parlamentar në vënd që të bojkotojnë Ramën dhe tre përfaqësuesit e kryesisë sē tij, bojkotojnē Kuvendin!
Në Parlament opozita dhe ky grup parlamentar ka marrë pjesë kur u votua kryetarja e parlamentit, kur u votua qeveria apo kur votohen ligje dukshēm për favorizime korruptive dhe ka zgjedhur të luftojë, nuk mund të mungonte sot, çdo taktikë duhet përdorur brenda institucioneve!
Nuk lahet gabimi i uljes në tavolinë jashtë institucionale me 3 përfaqësuesit e PS duke bërë një gabim të ri edhe më të rëndë! Se cfarë është Rama e thamë me të madhe, të shpresojmë që në të ardhmen mos përdoren nevojat për protagonizma personale për të dëmtuar opozitën!
KOHA JONË SONDAZH

