FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

“Është liruar Konstandin Xhuvani” – Ja e vërteta pas postimit të Berishës

Ish-kryeministri i Shqipërisë, Sali Berisha në Facebook ka postuar denoncimin e një qytetari, i cili pretendon se ka parë në QSUT, vrasësin e 5 personave, Konstandin Xhuvanin.

Sipas qytetarit, Xhuvani nuk është më në burg, pasi para dy javësh ka qënë në QSUT, ku edhe është bërë operim nga apendisiti dhe më pas është marrë nga familjarët brenda ditës.

Postimi i plotë i Berishës:

Swiss Digital Desktop Reklama

Swiss Digital Mobile Reklama

Pas postimit të Berishës, Report Tv ka kontaktuar me Drejtorinë e Përgjithshme të Burgjeve, të cilët kanë konfirmuar ndërhyrjen kirurgjikale të Xhuvanit por janë shprehur se pas rikuperimit ai është dërguar sërish në qeli.

Në vitin 2014, Konstandin Xhuvani u dënua me 35 vjet burg pasi më 4 nëntor të po atij viti vrau në lokalin e natës në rrugën e Elbasanit në kryeqytet shtetasit Enea Xhaja, Edison Jaho, italianin Gimapaolo Azzolo si dhe shokun e tij Arbër Demiraj.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Protesta po prodhon edhe dhunë, a jeni dakort me këtë menyrë reragimi?