Eurodeputeti David Lega: Përmbushja e kushteve nga Shqipëria është në pikëpyetje

Eurodeputeti David Lega, në postim në Twitter, thotë se i ka paraqitur tre çështje Këshillit Europian në lidhje me kushtet të Shqipëria duhet të plotësojë para Konferencës së Parë Ndërqeveritare për hapjen e negociatave me BE.

Më tej, në postimin e tij, eurodeuteti Lega thotë se plotësimi i kushteve nga Shqipëria është ende në pikëpyetje.

“Këshilli Europian ka deklaruar se Shqipëria duhet të plotësoje 15 kushte para Konferencës së Parë Ndërqeveritare.
Komisioneri përgjegjës, Z. Várhelyi, ka deklaruar se të gjitha kushtet janë përmbushur.
Ndërsa e mirëpres integrimin e Shqipërisë në BE, përmbushja e plotë është e diskutueshme.
Për këtë arsye i kam paraqitur tre pyetje Komisionit. Vlerësimi i kushteve kërkon sqarim. Cilësia dhe përkushtimi ndaj reformave përcaktojnë hapat e anëtarësimit në BE”, shkruan David Lega në Twitter.

Swiss Digital Desktop Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se në shtator kryeministri do bëjë ndryshime në Qeveri?