Fatos Lubonja: Kreun e SHISH mund ta kenë kërcënuar bandat

Analisti i njohur, Fatos Lubonja, i ftuar në studion e televizionit News24, ka komentuar aktualitetin politik dhe dorëheqjen e ish-kreut të SHISH-it, Visho Ajazi.

Sipas tij, dorëheqja lë të kuptojë se Ajazi, ka qenë nën presion të Kryeministrit Rama.

Më tej Lubonja ka hedhur edhe një hipotezë tjetër, ku u shpreh se Ajazi mund të jetë kërcënuar edhe nga bandat, e kësisoj largimi i tij nga pushteti është një mënyrë për të shpëtuar nga këto presione dhe kërcënime.

Swiss Digital Desktop Reklama

Në vijim analisti Lubonja, u shpreh se ka një interes të shfaqur për mos hetimin e të mëdhenjve të korruptuar, ndërsa shtoi se SHISH ka mungesë kredibiliteti.

Swiss Digital Mobile Reklama

Fatos Lubonja, tha se Visho Ajazi ka detyrë morale të tregojë arsyet e kësaj dorëheqjeje.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A po e rrezikojnë pushtetin absolut të Ramës, deputetët Braçe dhe Spiropali?