FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Festimet në Tiranë jehonë në mediat ndërkombëtare

Tirana e priti ndërrimin e viteve kur akrepat e orës shënuan 00:00 me fishekzjarret shumëngjyrëshe që shkëlqyen në qiell dhe me një koncert madhështor në sheshin “Skënderbej” ashtu siç është bërë traditë tashmë çdo vit nga Bashkia e Tiranës.

Kjo ka tërhequr vëmendjen edhe të mediave ndërkombëtare të cilat i kanë bërë jehonë Tiranës shqiptar duke e renditur atë mes kryeqyteteve botërore që shkëlqyen me festimet për natën e ndërrimit të viteve. Edhe një nga mediat më të njohura austriake, e cila është e njohur në të gjithë europën, ORF.AT, ka publikuar si foto kryesore Kullën e Sahatit të Tiranës të mbuluar nga fishekzjarret e hedhura nga Bashkia e Tiranës që ndriçonin qiellin.

Foto është marrë nga Agjencia Franceze e Lajmeve (AFP) realizuar nga fotografi Gent Shkullaku.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Protesta po prodhon edhe dhunë, a jeni dakort me këtë menyrë reragimi?