Flamur Noka: Qeveria i ka ditët e numëruara. Do nisim protestat
Deputeti i Partisë Demokratike, Flamur Noka ka deklaruar se qeveria “Rama” i ka ditët e numëruara. Ai ka garantuar se shumë shpejt kabineti qeveritar do të rrëzohet për t’i lënë vendin një qeverisje më të mirë.
Më tej, demokrati Noka shprehet se Partia Demokratike është duke shqyrtuar edhe mundësinë e protestave duke siguruar se ka mbështetjen e faktorëve ndërkombëtar.
Duke folur për mediat, nga ambientet e Kryesisë së Kuvendit, pasi opozita braktisi mbledhjet e komisioneve parlamentare në formë proteste ndaj situatës në vend, deputeti demokrat Flamur Noka, tha se Qeveria Rama ka rënë.
“Gjushi as më shumë as më pak, ushtar i vogël i kësaj perandorie. Kjo qeveri nuk mund të bëjë buxhet, i ka ditët e numëruara. Kjo qeveri i bleu votat, dhe kjo do të rrëzohet në mënyrën më demokratike. Kjo nuk është qeveri e shqiptarëve, por e trafikut dhe bandave. Është shumë e rëndësishme që në këtë drejtim kemi mbështetjen e ndërkombëtarëve”, u shpreh Noka.
KOHA JONË SONDAZH

