FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

“Formula, si pala greke do të heqë ligjin e luftës”

Gazetari i Ora News në Greqi, Robert Goro, i cili po ndjek më nga afër takimin mes ministrit Bushati dhe homologut Kotzias, tha se është gjetur një formulë si pala greke do të heqë ligjin e luftës me Shqipërinë.

Në një lidhje me Skype nga Athina, Goro tha se kjo formulë do të përfshihet në tekstin e rishikuar të traktatit të miqësisë, që do të rinovohet vitin e ardhshëm.

Goro: Prej disa orësh dy ministrat dhe delegacionet e tyre kanë lënë ambientet e mbyllura dhe kanë shkuar në një zonë malore të Kretës ku janë pritur me saze nga kryetari i bashkisë. Më pas nesër do të kthehen në sallat e mbledhjeve për të rakordimet dhe më pas të dalin në një deklaratë për shtyp.

Swiss Digital Desktop Reklama

Ajo që kemi mundur të mësojmë është gjetur një formulë sesi pala greke do të heqë ligjin e luftës, më e mundshmja është që kjo formulë të përfshihet në tekstin e rishikuar të traktatit të miqësisë, i cili vitin e ardhshëm do të duhet të rinovohet. Ndërkohë një pikë tjetër që kanë ngecur diskutimet është ajo e varrezave të ushtarëve grekë në Shqipëri.

Swiss Digital Mobile Reklama

/Oranews.tv/

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se protesta para kryeministrisë do të ketë sukses apo do shuhet?