Forumi në Vjenë, Rama: T’u japim njerëzve atë që meritojnë

Kancelari i Austrisë Sebastian Kurz ka bërë bashkë në një takim kryeministrat e Ballkanit Perëndimor, ndërsa i vetmi që ka munguar është shefi i ekzekutivit maqedonas, Zaev për shkak të situatës politike në Shkup.

I pranishëm ishte edhe kryeministri shqiptar Edi Rama, ndërsa Kurz ka publikuar foto nga takimi në Vjenë. Ai shprehet i kënaqur për takimin me liderët e Ballkanit, ndërsa shton se Austria po bën gjithçka për integrimin e rajonit në BE.

“Ishte kënaqësi të filloja javën me një takim me 5 liderët e Ballkanit Perëndimor dhe Johanes Hahn për të diskutuar për perspektivën e Ballkanit Perëndimor në BE dhe bashkëpunimin rajonal. Mbështetja e BE-së për Ballkanin Perëndimor është një nga prioritetet e Presidencës sonë. Ne po bëjmë gjithçka që mundemi për të ndihmuar shtetet e Ballkanit Perëndimor për integrimin në BE. Për mua, BE-ja është e plotë vetëm kur Ballkani të jetë pjesë e saj”- u shpreh Kancelari Kurz.

Swiss Digital Desktop Reklama

Swiss Digital Mobile Reklama

Në takim merrnin pjesë kryeministrat e Shqipërisë Edi Rama, Bosnjës dhe Hercegovinës Denis Zvizdiç, Kosovës Ramush Haradinaj, Serbisë Ana Brnbibiç dhe i Malit të Zi, Dushko Markoviç, ndërsa Zoran Zaev nuk do të marrë pjesë për shkak të situatës politike në Shkup.

Kryeministri Edi Rama ishte i pranishëm në Vjenë ku mori pjesë në Forumin “Ekonomia takohet me politikën”, ndaj dhe falënderoi homologun austriak Sebastian Kurz për qasjen europiane drejt vendeve të Ballkanit Perëndimor.

“Më duhet të falënderoj Kancelarin që na priti këtu dhe duhet të them që për vendet e Ballkanit Perëndimor, vizita në Austri duke gjithmonë si të jesh në shtëpi. Kjo është një ditë e bukur për të gjithë ne.

E para që jemi shumë të përkushtuar ndaj bashkëpunimit rajonal dhe jemi shumë mirënjohës për punën mbikqyresë të Komisionerit Hahn

Dhe e dyta, që jemi duke u përballur me sfida e bashkëpunimit dhe kuptojmë se është një proces që asgjë nuk është e lehtë, por jam i sigurtë se ne do t’i kalojmë problemet, dhe do u japim njerëzve atë që meritojnë.

I jam mirënjohës kryeministrit Kurz për qasjen europiane dhe këtë luftë të dëshpëruar për të liberalizuar vizat e Kosovës” tha Rama.

https://www.facebook.com/edirama.al/videos/991007267767365/

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A po e rrezikojnë pushtetin absolut të Ramës, deputetët Braçe dhe Spiropali?