FOTOLAJM/Shefi i Kabinetit të Presidentit, në Akademinë e Shkencave
Marrëdhëniet mes Qeverisë dhe Akademisë së Shkencave janë në pikën e tyre me kritike. Këshilli i Ministrave, me urdhër të Kryeministrit Edi Rama ka ndërprerë financimin për institucionin kryesor shkencor në vend.
Situata e paprecedentë ka bërë që kreu i shtetit të interesohet për zhvillimet e fundit dhe gjetjen e një zgjidhje.
Drejtori i Kabinetit te Presidentit, Arben Cici ka ndjekur sot personalisht konferencën për shtyp të Akademisë së Shkencave.
Prezenca e Shefit të Kabinetit, Cici gjatë zhvillimit të konferencës, tregon se Presidenti i Republikës, Meta po ndjek nga afër gjithë zhvillimet e fundit që lidhen me Akademinë e Shkencave.
Ditën e sotme, Asambleja e Akademisë së Shkencave doli me një deklaratë për mediat ku theksoi nevojën e reformimit të këtij institucioni. Si pjesë e kësaj reforme, në 16 nëntor, Akademia do t’i dorëzojë Këshillit të Ministrave një projektpropozim për mënyrën sesi duhet të ndryshuar funksionimi i këtij institucioni.
DEKLARATA E AKADEMISË SË SHKENCAVE

KOHA JONË SONDAZH

