FOTO+VIDEO/ Studentët përpara Kryeministrisë, thirrje të forta dhe tymuese: Ne nuk dorëzohemi!

Studentët protestues janë grumbulluar sot përpara Kryeministrisë në protestën e tyre që ka shënuar ditën e dytë për këtë vit.

Ata kanë marshuar me thirrjen “Ne nuk dorëzohemi” ndërkohë që mbanin në duar tymuese.

Studentët e universiteteve të vendit janë në protestë ndërkohë që dyert e fakulteteve janë mbyllur.

Swiss Digital Desktop Reklama

Në një lëvizje surprizë, studentët e kanë zhvendosur protestën mesditën e sotme (8 janar 2019) drejt Ambasadës amerikane.

Swiss Digital Mobile Reklama

Qëndrimi tyre zgjati vetëm pak minuta dhe protesta ishte e karakterit simbolik. Ajo u monitorua nga forca të shumta policie.

Studenti: “I kërkojmë mbështetje Ambasadës amerikane që të gjithë këta studentë të jenë të sigurtë dhe pas protestës. Kanë filluar dhe po bëhen kërcënime, kërkojmë nga Ambasada të monitorojnë protestën. Presim përgjigje, sepse edhe brenda Ambasadës amerikane ka njerëz që nuk e duan këtë protestë. Do të jetë një qëndresë simbolike. Më pas do marshojmë sërish te Politekniku, Kryeministria”.

Studenti: “Ne duam ligj, duam pozitë dhe opozitë të mblidhen atje në Parlament  në seancë të jashtëzakonshme ta kalojnë me 3/5 kërkesat tona dhe ngërçi të zgjidhet. Pasi shteti nuk po na jep zgjidhje kërkojmë ndihmën e shtetit  më të fuqishëm, aleatit më të madh të shqiptarëve. Kush më shumë se Ambasada amerikane mund ti tërheqë veshin atij që tallet me studentët, të ardhmen e kombit”.

Në ditën e 34 të protestës, ata ishin më të paktë në numër, ndërsa u zhvilluan edhe orë mësimi në disa Fakultete. Por duket se faktori kryesor në reduktimin e numrit të tyre në shesh kanë qenë temperaturat e ulëta.

Më poshte keni një përmbledhje fotosh të zhvillimeve të sotme sa i përket protestës studentore.

Fotogaleri nga protesta e sotme

Protesta minutë pas minute

Ora 11:36 Studentët e Shkencave të Natyrës u bashkohen studentëve të tjerë te Kryeministria. Hedhin tymuese.

Ora 11:06 Te Shkencat Sociale po zhvillohet mbledhje mes studentëve

Ora 10:48 Studentët e Ekonomikut mbërrijnë te Kryeministria.

Ora 10:36 Nuk ka mësim as te Fakulteti i Inxhinierisë Teknologjike dhe Informacionit

Ora 10:35 Auditoret bosh te Inxhinieria Mekanike

Ndiqni pamjet nga “Syri.net”:

https://www.facebook.com/FakteInteresante.HD/videos/1145380725640791/

Ora 10:33 Te Filologjiku, studentët po gëhen gati për protestë

Ora 10:30 Mblidhen studentët e parë te Kryeministria

09:44 Studentët e Arkitekturës do të kenë një takim me pedagogët për ti kërkuar Dekanit garanci që nuk do të penalizohet asnjë nga studentët që protestojnë.

Ora 09:39  Raportohet se në Fakultetin e Juridikut studentët janë futur në mësim.

Ora 09:38 Studentët tek Ekonomiku zhvillojnë mbledhje për vijimin e protestës. Disa studentë kanë kërkuar të futen në mësim, por nuk janë lejuar.

Ora 09:10 Studentët e Politeknikut kanë zhvilluar një orë mësimi këtë të martë dhe më tej janë shpërndarë pasi nuk ka pasur pjesmarrje të madhe të tyre.

Nuk dihet nëse do të vijojë të bëhet mësim apo studentët do të mblidhen për të protestuar. Edhe në Universitetin Bujqësor të Tiranës raportohet se ka nisur mësimi në disa klasa me pak studentë.

Të hënën vetë studentët thanë se do të protestojnë edhe të martën për plotësimin e kërkesave të tyre.

Ata nuk mjaftohen me vendimin e Këshillit të Ministrave, duke kërkuar që kërkesat e tyre të votohen në Kuvend.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A po e rrezikojnë pushtetin absolut të Ramës, deputetët Braçe dhe Spiropali?