Gazetari francez: Shqipëria dhe Tunizia, në projektin e BE për refugjatët

Qeveria shqiptare mohon se vendi ynë është në listën e shteteve ku diskutohet të vendosin kampe pritëse për refugjatët. Por në mediat ndërkombëtare emri i Shqipërisë del shpesh herë si shtetit ku mund të krijohen kampe për bllokimin e rrugëtimit të refugjatëve drejt Bashkimit Europian.

Alexis Poulin, gazetar dhe analist francez ka deklaruar dje në televizionin “France 24” se Shqipëria dhe Tunizia janë dy shtete për të cilat po diskutohet. Ai ka shtuar se BE duhet të gjejë në zgjidhej afatgjatë për emigrimin dhe nuk mund të vazhdojë ta largojë projektin nga vetja.

“Bashkimi Europian duhet të reformojë strategjinë e tij të emigracionit me një marrëveshje të vërtetë evropiane ose do të rrezikojë kaosin e mëtejshëm në bllok. E di që po flasim për dhënien e parave dhe për të ngritur platforma në Tunizi dhe Shqipëri….”,- shprehet Aleksis Pulin.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama
YouTube player

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A po e rrezikojnë pushtetin absolut të Ramës, deputetët Braçe dhe Spiropali?