Gazetari grek: Një minutë turp në parlament për një “vrasës” si Kacifas

Vendimi i djeshëm i dhomës së ulët të parlamentit grek për të mbajtur një minutë heshtje për vdekjen e Kostandino Kacifas, shqiptarit me kombësi greke që u vra në një përballje me policinë, ka sjellë reagime në opinionin publik grek.

Gazetari grek, Petros Katsakos në një artikull të botuar sot në gazetën “Avgi” e cilëson atë që ndodhi dje në dhomën e ulët të parlamentit grek si një minutë turpi.

Gazetari shkruan se ajo çfarë ndodhi dje ishte një minutë turpi që Agimi i Artë (partia naziste greke) të marrë disa vota më shumë.

Swiss Digital Desktop Reklama

Në shkrimin e tij, Petros Katsakos dënon veprimet e Kacifas duke e cilësuar si një person që qëlloi me arë jo thjeshtë ndaj policisë shqiptare, por ndaj marrëdhënieve paqësore mes minoriteti grek dhe shqiptarëve.

Swiss Digital Mobile Reklama

“Një minutë është pak për të larë turpin e disa idiotëve të Agimit të Artë që mendojnë me qëndrimet e tyre mund të marrin votat e votuesve. Një minutë turpi për një minutë heshtje kërkoi deputeti Nikitas Kaklamanis për vdekjen e Kacifas, i cili me një armë në dorë u përpoq të godasë marrëdhëniet grekëve dhe shqiptarëve të cilët jetojnë në paqe me njëri-tjetrin”,- shkruan ndër të tjera gazetari Petros Katsakos.

Katsakos në shkrimin e tij kërkon të mbahet një minutë turpi për Agimin e Artë, për deputetët që u ngritën në këmbë në seancë për atë që ai e quan “vrasësi” Kacifas.

Artikullin në greqisht mund ta lexoni këtu:

Ένα λεπτό ντροπή

Deputetja greke kërkon falje për Kacifas

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A po e rrezikojnë pushtetin absolut të Ramës, deputetët Braçe dhe Spiropali?