FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Gazetarja nxjerr emër tjetër shqiptar nga dosja e përgjimeve

Gazetarja Alba Kepi deklaroi nga Italia se skandali i përgjimeve të Ndraghetës nuk mbyllet deri në vitin 2018, sikundër pretendon kryeministri Edi Rama. Ajo tha se në dosje ka edhe zhvillime tronditëse edhe në vitin 2020.

Sipas saj, person kyç në këtë histori është Henrik Baçi.

“Uroj që Rama të lexojë dosjen sepse nuk e ka bërë. Dosja përmban afera tronditëse. Më 14 qershor 2020, tre shqiptarë vijnë në Katanzaro dhe bëhen pronarë të gjashtë kompanive.

Swiss Digital Desktop Reklama

Këto persona i sjell pikërisht Henrik Baçi.

Swiss Digital Mobile Reklama

Unë uroja që gazetarët shqiptarë të gjejnë ku i ka zyrat ky person.

Kjo do të thotë se hetimet vazhdojnë dhe biznesi nuk ka marrë fund,” tha Kepi.

“Nga konferenca e Ramës u ndjeva e fyer dy herë. Së pari sepse hodhi poshtë partnerin më të rëndësishëm, Italinë, duke hedhur poshtë atë dosje. Antimafia italiane ka disa vite që ka sinjalizuar se e ka të vështirë që të punojë me Shqipërinë.

…Në numrat telefonikë të Antonio Galos i njohur si Princi apo Qorri, janë mijëra telefonata. Prej tyre mësohet se hetimet vazhdojnë edhe në vitin 2020. Pra nuk janë përgjime deri në vitin 2018,” tha Kepi./syri/

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Protesta po prodhon edhe dhunë, a jeni dakort me këtë menyrë reragimi?