Genc Pollo: PE rikonfirmoi se qeveria “Rama” nuk i ka përmbushur kushtet

Ish-ministri Genc Pollo shprehet se Komisioni i Jashtëm i Parlamentit Europian ka rikonfirmuar qëndrimin e BE për mos përmbushjen e kushteve nga ana e Shqipërisë për negociatat.

Në një reagim në Facebook, Pollo thotë se “para  tre ditësh në Bruksel po të njëjtën të vërtetë e deklaroi  hapur edhe zoti Borrel, Përfaqsuesi i Lartë i BE; në prani të Edi Ramës ! Ky i fundit është i vetmi shqiptar që nuk ja dëgjon veshi këto fjalë.  Në fakt më shumë se atij i adresohen publikut shqiptar”.

Reagimi i plotë i Genc Pollos në Facebook:

Swiss Digital Desktop Reklama

“Sot Komisioni i Jashtëm i Parlamentit Europian miratoi njëzëri raportin për Shqipërinë. Raporti e rikonfirmon se Qeveria Rama ende nuk i ka përmbushur kushtet për çeljen e negocatave si p.sh dënimin e votëblerësve, (dosja 339 e 184), denimin e zyrtarëve të lartë për korrupsion, korrigjimin e ligjit anti-fjalë etj.

Swiss Digital Mobile Reklama

Falenderime të përzemërta për raporterët Santos ( Social Demokrat) e Lega ( Popullor ) për punën e tyre dhe për thenien e të vërtetave açik. Po ashtu edhe për eurodeputetë të tjerë kontribues e për grupet e tyre. Kështu ndihmohet realisht Shqipëria europiane.

Para  tre ditësh në Bruksel po të njëjtën të vërtetë e deklaroi  hapur edhe zoti Borrel, Përfaqsuesi i Lartë i BE; në prani të Edi Ramës ! Ky i fundit është i vetmi shqiptar që nuk ja dëgjon veshi këto fjalë.

Në fakt më shumë se atij i adresohen publikut shqiptar.

Mbas 25 prillit me ndryshimin e pritshëm do të fillojnë të hiqen me shpejtësi pengesat artificiale të kësaj qeverie në mënyrë që Konferenca Ndërqeveritare me BE të mbahet në vjeshtë”.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se në shtator kryeministri do bëjë ndryshime në Qeveri?