“Gent Cakaj dhe gjeli detit theren për Vitin e Ri…”
Gazetari Ylli Dylgjeri ka ironizuar ndryshimet e fundit në kabinetin e qeverisë nga kryeministri Edi Rama. Dylgjeri ndalet në largimin e ministrit të Jashtëm në detyrë, Gent Cakaj dhe e krahason ikjen e tij me fatin e gjelave në fund të vitit.
Dylgjeri shprehet se largimi i Cakaj lidhet dhe me firmën për çështjen e detit me Greqinë. “Happy Thanksgiving! Gent Cakaj dhe Gjeli detit theren për Vitin e Ri… Po dale, dale djema. Pse u hoq Cakaj sot? Pse Rama shkarkoi veten nga Ministër i Jashtëm? A mund të na e sqarojë njeri? Se duhen hedhur ca firma tani pas 12 miljeve me grekun. Cakaj se ha kekun! Cakaj si hedh se ishte zv Ministër. Ramës nuk ja mban se…është Ministër. Atëherë ti hedhë Xhaçka që i mban në kapister…Do shihni e çdo shihni ku fle lepuri…”,- shkruan Dylgjeri në një postim në Facebook.
KOHA JONË SONDAZH

