FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Gjiknuri: Bajpasi i Fierit dhe Vlorës drejt përfundimit

Nga Damian Gjiknuri

Në vitin 2018 nuk munguan skeptikët kur bashkë me Autoritetin Rrugor Shqiptar arritëm të zgjidhim ngërçin e trashëguar ligjor, zhvilluam garat e reja, firmosëm kontratat dhe rifilluam punën në kantieret e braktisura të bajpasit të Fierit dhe atij të Vlorës.

Sot po korren frytet e kësaj pune të gjatë për zgjidhjen e nyjes bllokuese në arterien më strategjike për zhvillimin e turizmit. Kompania kontraktore përmbylli me sukses ndërtimin e bajpasit të Fierit. Siç mund ta shikoni në këto imazhe është hapur traseja e re dhe ka filluar asfaltimi edhe në kilometrat e para të bajpasit të Vlorës, veprës së dytë infrastrukturore ku kompania tjetër kontraktore po avancon me ritëm punimet.

Swiss Digital Desktop Reklama

Të gjithë ata që panë me skepticizëm, shumë shpejt do të kenë rastin ti përshkojnë me automjet që të dyja akset njëri pas tjetrit drejt destinacioneve më të bukura turistike të bregdetit të jugut.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Protesta po prodhon edhe dhunë, a jeni dakort me këtë menyrë reragimi?