Gjosha: Largimi i Bushatit, mungesë vizioni

Vendimi i kryeministrit Edi Rama për të larguar Ditmir Bushatit nga posti i Ministrit të Jashtëm, do të ndikojë në vizionin europian të Shqipërisë kur vendi ynë pret në qershor një përgjigje pozitive nga vendet e BE-së. Kështu e sheh ish-ministrja e Integrimit Klajda Gjosha, e cila shprehet se me ndryshimet në qeveri, Rama kërkon të kapë të gjitha institucionet madje edhe në diplomaci.

Në një intervistë për ”Ora News”, deputetja e LSI-së analizon dy momente kyçe për të cilat ministri Bushati nuk duhet të ishte larguar dhe që sipas saj janë: pritja e përgjigjes për integrimin në mesin e këtij viti si dhe bisedimet e lëna në mes me Greqinë.

”Me një njeri që mundohet të jetë vetë kryeministër, ministër. Ndjej keqardhje edhe për lëvizjen e ministrave duke menduar që janë thjesht manikina dhe kjo nuk i bën mirë një vendi që synon të jetë pjesë e BE, apo të çelë negociatat”,-tha Gjosha.

Swiss Digital Desktop Reklama

Madje sipas deputetes së LSI-së, largimi i Bushatit dhe i homologut të tij Kotzias do të ndikojnë edhe në frymen e marrëveshjes mes Shqipërisë dhe Greqisë. ”Ndryshimi i ministrave të jashtëm, patjetër që mund të sjellë politika të reja dhe ne do të duhet të shohim në ditët në vijim sesi do të vijojë me marrëveshjet e mbartura”.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A po e rrezikojnë pushtetin absolut të Ramës, deputetët Braçe dhe Spiropali?