FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Gjosha në Vjenë: Reforma në drejtësi jetike

Ministrja e Integrimit Europian, Klajda Gjosha ndodhet në Austri ku do të marrë pjesë në një konferencë ndërkombëtare me në fokus integrimin.

Gjatë qëndrimit të saj në Vjenë, ministrja Gjosha zhvilloi një takim me Michael Linhart, sekretar i përgjithshëm i Ministrisë së Jashtme Austriake.

Në fokus të takimit ishte reforma në drejtësi, për të cilën u theksua se është kyçe për hapjen e negociatave me Bashkimin Europian.

Swiss Digital Desktop Reklama

Ministrja Gjosha nënvizoi se në Shqipëri ekziston vullneti për ta finalizuar atë, së pari për qytetarët të cilëve duhet t’u rikthehet besimi tek sistemi.

Swiss Digital Mobile Reklama

“Reforma në drejtësi është e domosdoshme për Shqipërinë. Me miratimin e saj vendit i hapet drita jeshile për negociatat, ndaj ne duhet që këtë reformë ta finalizojmë sa më shpejt, me përfshirjen dhe mbështetjen e të gjitha palëve politike”, tha Gjosha.

Edhe zoti Linhart u shpreh se kjo reformë do të ndihmonte Shqipërinë për të përparuar me procesin e integrimit. Ai vlerësoi progresin e deritanishëm të Shqipërisë duke theksuar se Austria do të vijojë të japë mbështetjen e saj për këtë proces.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?