Gjosha: Për Shqipërinë projekti “BE” vazhdon
Një ditë e trishtë për BE-në dhe për britanikët i quajti ministrja e Integrimit, Klajda Gjosha rezultatet e referendumit britanik, por nënvizoi se Shqipëria duhet të vazhdojë projektin e saj drejt integrimit.
Në një intervistë telefonike për Ora News, ministrja e Integrimit e Shqipërisë Klajda Gjosha tha:
“Është një mesazh negativ por do të shpresoja të kthehej në një forcë për të vazhduar projektin e Bashkimit Europian. Do ndryshojë filozofia, por jo baza e Bashkimit Europian. Për Shqipërinë procesi vazhdon dhe ne jemi të vendosur dhe të bindur për ta çuar më tej. Duhet të vazhdojmë përpjekjet për të arritur standardet europiane”.

