FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Gjosha: Rama, show ekselent me studentët e ekselencës

Deputetja e LSI-së, Klajda Gjosha takimin e kreut të qeverisë Edi Rama me studentët e ekselencës, e ka cilësuar si show-un e rradhës ekselent. Në një postim në rrjetin social, ish-ministrja e Integrimit, shton se në vend që të dëgjonte zërin e studentëve, edhe këtë herë qytetarët dëgjuam vetëm kryeministrin. Deputetja shton pyetjen nëse Rama ka frikë nga realiteti?

Statusi i Klajda Gjoshës

Në një takim me ta, gjithkush nga ne do kish dashur të dëgjonte zërin e tyre, të vërtetën e tyre. Por jo, edhe këtë rradhë dëgjuam vetëm Kryeministrin. Kjo e ka një arsye, frika nga realiteti! A i pyetët studentët Z. Kryeministër se përse të gjithë kërkojnë të largohen nga Shqipëria? A i pyetët se si prindërit e tyre sakrifikojnë çdo gjë për t’i arsimuar ata? A i pyetët se sa të neveritur janë nga tepsia juaj që kurrë nuk krijoi asnjë mundësi për ta? A i pyetët se çfarë mendojnë ata për situatën e përfshirjes së krimit në politikë që po vret çdo ditë shpresën e tyre? Normal që nuk i pyetët sepse ju intereson më shumë shfrytëzimi i figurës tyre të pastër ulur pranë jush! Por sot nuk ka asgjë që shlyen borxhin e madh që ju i keni të rinjve ”Shqipërinë Normale” ku ata duan të jetojnë!

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se protesta para kryeministrisë do të ketë sukses apo do shuhet?