FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Gjosha: Reforma në drejtësi, kyçi i të ardhmes së vendit

Ministrja e Integrimit Europian, Klajda Gjosha, e pyetur mbi reformën në drejtësi nga Brukseli, u shpreh se beson tek kjo reformë.

“Unë realisht besoj tek një reformë ku ne duhet të përdorim të gjithë mekanizmat tanë politik, çdo gjë të mundshme në mënyrë që reforma të jetë e pranueshme nga të gjithë, por mbi të gjitha të krijojë mundësitë e një vazhdimësie dhe implementimi mjaft të mirë të kësaj reforme”, tha Gjosha, duke shtuar se, “kjo mund të bëhet vetëm me një dialog mes palësh”.

“Besoj fort në maturinë politike. Unë realisht mendoj që kjo reformë është kyçi i të ardhmes së vendit, është kyçi i rinisë, por është edhe plotësimi i një dëshire dhe një pune të mirë që ka bërë Shqipëria gjatë viteve të fundit edhe për procesin e integrimit. Reforma në radhë të parë i shërben vendit dhe më pas procesit dhe mesazheve që vijnë nga Brukseli”, u shpreh ministrja Gjosha.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?