FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Gjykata dënon PD për shpifje. Me paratë e dëmshpërblimit Veliaj i dhuron dy kompjutera shkollës “Isa Boletini”

Gjykata e rrethit gjyqesor Tiranë ka dënuar sot Partinë Demokratike për akuzën e shpifjes ndaj kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliaj.

Vendimi u mor paraditen e sotme dhe sipas verdiktit të gjykatës, PD-ja i detyrohet t’i paguajë një dëmshpërblim moral prej 1 milion lekësh kryetarit të Bashkisë së Tiranës. Veliaj kishte hedhur ne gjyq per shpifje keshilltarin bashkiak te PD, Akil Kraja.

Pas lajmit për dënimin për shpifje të PD-së, burime nga Bashkia e Tiranës bëjnë me dije se kryebashkiaku Veliaj ka vendosur që me dëmshpërblimin prej 1 milion lekësh të blejë dy kompjutera, të cilët do t’ia dhurojë nxënësve të shkollës “Isa Boletini” në Kodër-Kamëz.

Swiss Digital Desktop Reklama

Ky është rasti i parë që një vendim gjykate për shpifje shkon direkt në “Fondin e Edukimit”, i cili është krijuar për të mbështetur çerdhet, kopshtet, bibliotekat e shkollave, nxënësit e mirë të çdo komuniteti, me libra, kompjutera apo materiale mësimore, nga çdo vendim që gjykatat do të japin kundër shpifjeve publike.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Protesta po prodhon edhe dhunë, a jeni dakort me këtë menyrë reragimi?