Gjykata e Posaçme dënon me 1 vit e 4 muaj burg ish-drejtorin e RTSH-së, Thoma Gëllçi
Gjykata e Posaçme kundër Krimit dhe Korrupsionit shpall fajtor “për shpërdorim detyre” ish-drejtorin e RTSH-së, Thoma Gëllçi. GJKKO e ka dënuar Gëllçin me 1 vit e 4 muaj burg si dhe pesë vite të heqjes së të drejtës për të ushtruar detyrën në funksione publike.
Ish-drejtori i RTSH akuzohet për “shpërdorim detyre”. Ndërkohë raportohet se tre të akuzuarit e tjerë për veprën penale të “shkeljes së barazisë në tendera”, Julian Tapia, Ervin Muraj dhe Alban Malaveci, u dënuan me nga një vit burg.
KOHA JONË SONDAZH

