Gjykata Speciale në Hagë zgjat paraburgimin për Thaçin dhe Veselin
Gjykata Speciale në Hagë ka vendosur për vazhdimin e paraburgimit për ish-presidentin Hashim Thaçi dhe ish-kryetarin e Kuvendit Kadri Veseli. Vendimi është marrë më 26 maj 2022.
Ky fakt është konfirmuar në dokumentin e publikuar në faqen zyrtare të Gjykatës Speciale.
Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Rexhep Selimi dhe Jakup Kransiqi po mbahen në paraburgim që nga nëntori i vitit 2020. Aktakuza ndaj tyre lidhur me pretendimin për krime lufte, është konfirmuar më 26 tetor 2020 ndërsa në paraqitjet e tyre të para në Dhomat e Specializuara në Hagë, ata janë deklaruar të pafajshëm.
KOHA JONË SONDAZH

