FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Greva e naftëtarëve, Rama kërcënon: Nuk pranoj të më shantazhoj askush

Kryeministri Edi Rama ka reaguar në lidhje me grevën e urisë së naftëtarëve të Ballshit.
Përmes një reagimi në ‘Twitter’ kreu i qeverisë theksoi se nden keqardhje për refuzimin për të ndërprerë grevën në Ballsh. Ai theksoi se me t’u ndalur greva ulemi bisedojmë vëllazërisht. “Keqardhje për refuzimin për të ndërprerë grevën në Ballsh, sepse pa u ndalur greva nuk do të nisë dot asnjë bashkëbisedim!Ideja se duke u futur në grevë mund t’i faturosh qeverisë kusuret e një kompanie private është shumë e gabuar. Me t’u ndalur greva ulemi bisedojmë vëllazërisht”,- tha Rama.
Edhe më herët gjatë ditës së sotme, kryeministri Edi Rama deklaroi se nuk pranonte kërcënim nga askush dhe nga asnjë qytetar, duke e quajtur grevën e urisë si mjet presioni.
Kryeministri dhe ministrat u kanë premtuar disa herë në takime dhënien e pagave naftëtarëve, por pas takimeve nuk kanë bërë asnjë akt ligjor për zgjidhjen e problemit të tyre. Në këtë mënyrë, naftëtarët kanë gjetur si zgjidhje të vetme grevën e urisë për tu dëgjuar nga kreu i qeverisë dhe ministrat.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Protesta po prodhon edhe dhunë, a jeni dakort me këtë menyrë reragimi?