Grida Duma: Grafiku dhe shifrat e publikuara nga Rama janë falsifikim. Nuk është ngatërresë por strategji malinje. Duhet të drejtojnë ekspertët

Ish-deputetja demokrate Grida Duma ka reaguar në lidhje me shifrat e publikuara sot nga kryeministri Edi Rama dhe Ministria e Shëndetësisë për koronavirusin.

Në një postim në “Facebook” Duma shkruan se shifrat e publikuara nga Rama janë falsifikim dhe nuk është ngatërresë por strategji malinje.

Sipas saj duhet me forcë t’i vendosim në rolin e vet dinjitoz ekspertët dhe specialistët që ta drejtojnë situatën.

Swiss Digital Desktop Reklama

POSTIMI I PLOTË
Grafiku dhe shifrat e publikuara nga Rama janë falsifikim, manipulim i shifrave të deklaruara nga vetë Ministria e tij.
Kjo nuk është aspak papërgjegjshmëri as ngatërresë shifrash, është strategji malinje që tani nuk habit më askënd.
Qëkur shteti drejtohet nga facebook-u dhe shifrat e pandemisë publikohen si të ishin sondazhe opinioni, fshehja dhe manipulimi i realitetit do jetë pasoja më e vogël.
Që të marrë fund loja me jetën e njerëzve duhet ne forcë të bëjmë transparencë!
Duhet me forcë dhe domosdoshmëri t’i vendosim në rolin e vet dinjitoz ekspertët dhe specialistët që ta drejtojnë situatën pa presionin e frikën se po thonë të vërtetën.

Swiss Digital Mobile Reklama
Grida

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kush mendoni se duhet të jetë në emër të PD dhe opozitës kandidat për kryebashkiak në Tiranë?