Grida Duma: Qëndrimi i PS ndaj Presidentit është skandaloz

Në emisionin “Open” ka pasur replika mes ministri i Turizmit dhe Mjedisit, Blendi Klosi dhe ish-deputetes së PD, Grida Duma, lidhur me qëndrimin e Partisë Socialiste ndaj Presidentit të Republikës.

Grida Duma tha se “Partia Socialiste po shkarkon Presidentin se nuk e pëlqeni më”. “Kjo është një qasje skandaloze”, tha ish-deputetja e PD-së, e cila analizoi situatën duke shtuar se Presidenti i vendit është i vetmi pushtet që mund të ndikojë mbi palët dhe atë që është i vetmi pushtet i pa marrë nga mazhoranca PS do ta largojë ende pa ngritur Gjykatën Kushtetuese.

Duma tha se PS i vodhi zgjedhjet edhe pse ishte e vetme në garë. “Këta vjedhin zgjedhjet edhe kur janë vetëm. Ata dolën me 107% të votive. Si mund t’u besosh këtyre”, tha Grida Duma.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A po e rrezikojnë pushtetin absolut të Ramës, deputetët Braçe dhe Spiropali?