Hidhet në erë shtylla e tensionit të lartë. OST: Gjysma e vendit rrezikon të mbetet pa energji

Një shtyllë e tensionit të lartë Tiranë2-Podgoricë është hedhur në erë paraditen e sotme. Nga informacionet e para mësohet se eksplozivi është vendosur në shtyllën 400 kv të linjës së tensionit të lartë. Shtylla e dëmtuar është me nr 58 dhe ndodhet në Fushë-Krujë.

Operatori i Sistemit të Transmetimit (OST) bën me dije se njësitë speciale të OST janë duke ndërhyrë për të shmangur stakimin e kësaj linje që do kishte pasoja shumë të rënda në furnizimin me energji elektrike në vend.

Flukset e energjisë që injektohen në këtë linjë sot janë 50% e konsumit në gjithë vendin. OST dënon këtë akt të rëndë kriminal dhe ka kryer veprimet proceduriale në organet e drejtësisë me synim gjetjen e autorëve dhe vënien e tyre para përgjegjësisë.

Swiss Digital Desktop Reklama

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A po e rrezikojnë pushtetin absolut të Ramës, deputetët Braçe dhe Spiropali?