FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

“Himara”, Athina rrit tonet, Kotzias: T’u jepen titujt e pronësisë minoritarëve

Ministri i Jashtëm grek, Nikos Kotzias, ka komentuar zhvillimet e fundit në Himarë. Në një deklaratë për mediat pas përfundimit të një konference ndërkombëtare për pluralizmin fetarë, Kotzias tha se Athina kërkon që minoritarëve t’u jepen titujt e pronësisë.

Sipas tij  dhënia e titujve të pronësisë u jep ,mundësi qytetarëve që të mbrojnë në rrugë gjyqësore pronën dhe u siguron edhe dëmshpërblimet.

Ministri i jashtëm grek tha se objektet që u shembën paraditen e të martës në Himarë nuk kishin tituj pronësie. “Në thelb, ishin prona pa pronarë, që pronarët e tyre nuk kishin kërkuar mbrojtje në rrugë gjyqësore”.

Swiss Digital Desktop Reklama

Sipas Kotzias garantimi i të drejtës së pronës për minoritetin është një nga pesë kushtet që i janë vënë Shqipërisë për çeljen e negociatave për anëtarësim.

Swiss Digital Mobile Reklama

“Ne nuk mund të ndalojmë urbanizimin e një vendi të tretë. Ne duam që e drejta e pronës, veçanërisht për minoritetin, të mbrohet”, përfundoi ministri i jashtëm grek.

Ministri i jashtëm grek, ka përmendur edhe shembjen e pikës së karburantit, si i vetmi objekt me titull pronësie. “Për atë janë zhvilluar bisedime me Ministrin dhe zëvendësministrin e Energjitikës dje pasdite që t’i jepet leje për ta hapur në vend tjetër. Ne shpresojmë dhe do këmbëngulim që ky premtim të mbahet”, tha Kotzias.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se protesta para kryeministrisë do të ketë sukses apo do shuhet?