FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

I zgjedhuri i Ramës për kryediplomat “ndërron mendje”, fshin statusin si ministër i Jashtëm

Gent Cakaj, i propozuar nga kryeministri i vendit si ministër i Europës dhe Punëve të Jashtme duket se mezi po pret të marrë këtë post.

Ndonëse paraardhërsi i tij në këtë detyrë, Ditmir Bushati mban ende të shkruar në profilin e tij në Twitter statusin si Ministër i Jashtëm i Shqipërisë, në një profil që mban emrin e Cakajt (i cili nuk është dekretuar ende nga Presidenti për postin e pretenduar), është shkruar e njëjta gjë. Për një çast Shqipëria kishte dy ministra në të njëjtin pozicion.

Më pas, postimi është fshirë menjëherë nga profili që mbran emrin e tij në Twitter.

Swiss Digital Desktop Reklama

Burime pranë Cakajt, pas këtij incidenti, kanë bërë të ditur për Lapsi.al se profili në fjalë është i rremë dhe se e kanë raportuar tashmë atë.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Protesta po prodhon edhe dhunë, a jeni dakort me këtë menyrë reragimi?