Inagurohet Memoriali i viktimave të komunizmit, Basha: PD mban përgjegjësi për…
Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha i pranishëm sot në Shkodër në inaugurimin e Memorialit të viktimave të komunizmit ka shprehur mirënjohjen për të pranishmit. Basha, u ndal edhe te roli i Partisë Demokratike për fatin e të përndjekurve. Kryedemokrati tha se gjithçka është arritur është meritë e PD dhe çdo gjë tjetër që nuk është arritur është përgjegjësi e partisë që drejton.
“Ndaj mendimi i pari që dua të ndaj me ju është se jam shumë i emocionuar që jam sot në këtë moment. Ju falënderoj nga zemra që më bëtë pjesë të këtij aktiviteti.
Ndonëse kryetarja e bashkisë shprehu mirënjohjen e tyre dua të falënderoj miqtë që kanë ardhur nga larg, kontribuuesve për arritjen e kësaj vepre kaq prekëse. Dua të falënderoj ata që kanë kontribuar nga larg, arqipeshkovinë metropoliatanëve, natyrisht Shoqatën e të Përndjekurve Politik dhe natyrisht kryetaren e bashkisë, Voltana Ademi. Mirënjohje, për të gjitha ata që kanë kontribuar, për hoxhallarët prifterinjt murgjit me lutjet që bënë pas inaugurimit të monumentit.
Zonja dhe zotërinj unë jam kryetar i Partisë Demokratike. Jam i vetëdijshëm që gjithçka që është arritur me borxhin e pashlyeshëm të përndjekurve politikë është meritë e Partisë Demokratike dhe asgjë që nuk është arritur është përgjegjësi e PD. Zotimi është i imi dhe i PD për ta çuar deri në fund. “-tha Basha.
Vijon…
Në ceremoninë e inagurimit të Memorialit të viktimave të regjimit komunist, Stela mbesa e një prej viktimave të regjimit komunist, Niko Karafili, eshtrat e të cilit ende nuk janë gjendur, ka hedhur një kërkesë në drejtim të kryetarit të PD-së, Lulzim Basha. Siç dëgjohet në videon e siguruar nga gazetari Senad Nikshiqi për “BalkanWeb”, Stela teksa i drejtohet kryedemokratit Basha i kërkon të ndërrojë ligjin e të përsekutuarve.
“Ndërroni ligjin zoti Basha, ndërroni ligjin! Bëni një projektligj sepse unë kam lind në 1989 brezi i tretë i persekutuarve . Jetoj jashtë shtetit, kam ardhur me pushime, por nuk gjindem në vendin tim. Mbase nuk është momenti i duhur por kërkoj një përgjigje për qytetarinë. Në qoftë se doni të hyni në histori, duhet të ndërroni ligjin.”- dëgjohet ajo.

KOHA JONË SONDAZH

