FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Incidenti i Ballës, diskutohet në grupin parlamentar të PS-së

Incidenti i deputetit Taulant Balla, me dhëndrrin e ish-kryeministrit Berisha ka dominuar diskutimet e sotme në mbledhjen e grupit parlamentar të Partisë Socialiste. Teksa burime nga mbledhja bëjnë me dije se është kërkuar të mbahet qëndrim ndaj incidentit në fjalë.

Dy ditë më parë, deputeti i PS, Taulant Balla denoncoi se është goditur me grusht nga Jamarbër Malltezi, drejtor i Departamentit të Mjedisit në PD.

Incidenti ka ndodhur në aeroportin e Romës dhe pas ngjarjes, deputeti Balla ka bërë denoncimin.

Swiss Digital Desktop Reklama

Sipas deputetit socialist, ai është qëlluar me grusht nga një person me kapele që sipas tij ishte Jamarbër Malltezi, ndërsa është qëlluar me një hamburger nga bashkëshortja, Argita.

Swiss Digital Mobile Reklama

Akuza këto të cilat në fakt janë hedhur poshtë prej tyre.

Ndërkaq, pas mbledhjes së grupit, kryeministri Rama ka mbledhur në selinë e Partisë Socialiste Kryesinë e kësaj partie.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?