Integrimi, Balla: Opinioni i Gjermanisë është pozitiv, me rëndësi përmbushja e 3 çështjeve kryesore
Delegacioni shqiptar i kryesuar nga Taulant Balla, ndodhet në ditën e dytë të vizitës në Gjermani, ku sot zhvilloi takime me Manuel Sarrazin, Parlamentar i Bundestag, anëtar i Komisionit për Çështjet e Jashmte në Bundestag dhe për Çështjet Evropiane.
”Tre çështjet kryesore që u diskutua ishin reforma në drejtësi, lufta ndaj krimit të organizuar dhe reforma zgjedhore. Shqipëria ka ecur përpara me procesin screening. Të treja çështjet janë në rrugën e duhur. Reforma në drejtësi po ecën me rritmet e duhura dhe jemi drejt përfundimit procesi i Vetting-ut në radhër e drejtësisë. Lufta ndaj krimit të organizuar rezultate konkrete dhe pozitive. Reforma zgjedhore është perfunduar drafti sipas rekomandimeve të OSBE/ODIHR. Për herë të parë në një reformë zgjedhore janë pasqyruar të gjitha rekomandimet që nga viti 2013”,-tha Balla.
”Opinioni i Gjermanisë është pozitiv, me rëndësi përmbushja e tre çështjeve kryesore”,-tha Sarrazin. Balla shoqërohet nga deputetet Ervin Bushati dhe Blerina Gjylameti, si dhe dz zëvëndësmistrat Teuta Vodo dhe Julian Hodaj.
KOHA JONË SONDAZH

