Interpelancë në Parlamentin grek për fonde sekrete në Shqipëri

Ish-ministri i Jashtëm grek, Nikos Kotzias i ka cilësuar si “karagjozllëqe që i bëjnë dëm vendit”, zërat për keqadministrim nga ana e tij të fondeve sekrete të ministrisë.

“Ashtu siç kalojnë nga një komision kontrolli fondet sekrete të ministrisë së jashtme, duhet të kalojnë edhe fondet e tjera”, tha Kotzias, që aludon për keqpërdorim të fondeve sekrete nga ana e ministrit të mbrojtjes, Kammenos.

Por ky i fundit ka deklaruar se në zërin “fonde sekrete”, ministria e tij ka vetëm 600.000 euro.

Swiss Digital Desktop Reklama

Ndërsa duket se kjo çështje është kufizuar në hetimin që nisi prokuroria për “nxjerrje të sekretit shtetëror”, Partia Komuniste greke e ka risjellë në skenë, duke kërkuar interpelancë në parlament.

Swiss Digital Mobile Reklama

Në letër – kërkesën drejtuar kryetarit të parlamentit, 5 deputetë komunistë nënvizojnë se fondet sekrete të ministrisë së jashtme mbeten jotransparente, pasi komisioni i ligjvënësve informohet vetëm në vija të përgjithshme dhe për shuma mbi 25.000 euro.

“Rrjedhimisht, kontrolli nuk mund të jetë esencial dhe dispozita e ligjit mund të shkelet lehtësisht. Më tej, kontrolli duhet të përfshijë gjithë ministritë”, theksojnë deputetët komunistë dhe rreshtojnë, veç ministrisë së jashtme, atë të mbrojtjes, ministrinë e rendit dhe atë të financave.

Partia komuniste përsërit edhe një herë se sot nuk ka asnjë arsye që ato fonde të konsiderohen sekrete, por duhet që parlamenti të informohet se ku shpenzohen ato fonde dhe për çfarë qëllimi”, përfundon letra e pesë deputetëve komunistë që kërkojnë interpelancën.

Lexoni edhe…

 

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A po e rrezikojnë pushtetin absolut të Ramës, deputetët Braçe dhe Spiropali?