FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Ish-deputeti i PS, Ramës: Gjithnjë bosh ke qenë. Tani edhe fasadën e ke me baltë

Kryeministri  Edi Rama publikoi dje një fotot me këpucë të grisura, sipas tij për shkak udhëtimeve të shpeshta që ka bërë nëpër Shqipëri.

Fotoja është një ide e kopjuar nga Presidenti i SHBA, Barak Obama. Publikimi i një foto të tillë nga Edi Rama u duk një element i tepruar propagandistik edhe për faktin se Edi Rama vesh zakonisht atlete dhe jo këpucë.

Ish-deputeti i PS-së, Andis Harasani, në një reagim në Facebook thotë se pas tetë vitesh në pushtet, Edi Rama nuk ka më ide as për propagandë.

Swiss Digital Desktop Reklama

“Kur të dalësh sot në darkë fshehur, e të ulesh në taksinë e parë që do gjesh, mendo një moment sa poshtë ke rënë kur i vetmi mjet që të ka ngel me bo politike, është  me kopju keq foto këpucësh të grisme. Gjithnjë bosh ke qenë, por fasade ke pas. Tani dhe fasaden e ke mbulu me baltë!”,- shkruan Harasani në një postim në Facebook.

Swiss Digital Mobile Reklama

Fotoja e Obamës që frymëzoi Edi Ramën

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Protesta po prodhon edhe dhunë, a jeni dakort me këtë menyrë reragimi?