Ish-ministri i brendshëm: Katër ushtarakët të kthehen në Tiranë
Ish-ministri I Brendshëm Dritan Demiraj, i cili ka qenë edhe një ndër ushtarakët më të lartë të vendit tonë, u ka bërë thirrje 4 ushtarëve, të cilët pas një trajnim në Angli nuk janë paraqitur më, të kthehen në atdhe.
Përmes një statusi në profilin e tij në ‘Facebook, Demiraj thotë se veprimi I tyre është i patolerueshëm, dhe papranueshëm dezertimin e 4 ushtarëve nën uniformë.
Reagimi i ish-ministrit të brendshëm, Dritan Demiraj:
Sot u njoha me lajmin e dezertimit te katër ushtarakëve pjesë e forcave Komando, që ishin me mision trajnues në Angli, por qe nuk janë kthyer në përfundim të trajnimit.
Si ish-Komandant i Regjimentit Komando dhe Forcave Speciale Shqiptare e konsideroj të patolerueshmem dhe papranueshem dezertimin e 4 ushtarëve nën uniformë.
Megjithese e di qe pagesa, trajtimi dhe kushtet e punes jane te nivelit te ulet, (dhe kjo jo vetem tani) perseri kete veprim se justifikon as mungesa e shpresës në vend, as keto kushte, pasi ushtaraket kanë bërë betimin në Flamur.
Te dashur kolege!
Ne jemi vend antar i NATOs dhe meritojmë respekt brenda dhe jashtë vendit….
Në himnin tonë Kombëtar ka një varg të bukur që thotë:
“Prej lufte veç ai largohet,
Që është lindur tradhëtor,
Kush është burrë nuk frikohet,
Po vdes, po vdes si një dëshmor!”.
Me qellimin qe ti qëndrojmë besnik ketij betimi, i bëj thirrje 4 ushtarakëve të kthehen sa më parë në atdhe. DD.

KOHA JONË SONDAZH

