Ish-ministri: Nga sot jemi i vetmi vend në Europë edhe pa Gjykatë të Lartë. Bllokohen 40 mijë dosje

Ish-ministri Eduard Halimi ka komentuar sot shkarkimin nga detyra të anëtarit të Gjykatë së Lartë, Edmond Islamaj. Në një postim në Facebook, Halimi thotë se nga sot Shqipëria është i vetmi vend në Europë pa Gjykatë të Lartë dhe pa Gjykatë Kushtetuese.

Ai shton se sikur Gjykata e Lartë të nis punën në fund të vitit, numri i dosjeve do të ketë arritur në 60 mijë dhe çdo qytetar do të pres 8 vite për t’i ardhur radha për shqyrtim.

Postimi i plotë i ish-ministrit të Drejtësisë, Eduard Halimi në Facebook:

Swiss Digital Desktop Reklama

“Nga sot Shqiperia i vetmi vend ne Europe pa Gjykate Kushtetuese dhe pa Gjykate te Larte.

Swiss Digital Mobile Reklama

Shkarkimi nga detyra i gjyqtarit te Gjykates se Larte Edmond Islamaj (te cilin e njohin te gjithe si nje gjyqtar korrekt) ka si qellim te vetem mbylljen perfundimtare te Gjykates se Larte.

Nga sot Shqipëria eshte jo vetem pa Gjykate Kushtetuese por dhe pa Gjykate te Larte. Nga sot nuk mund te shqyrtohet ASNJE nga 40.000 dosjet qe prisnin ne rradhe dhe drejtesia perfundimisht ështe futur ne kolaps total.

Atë që Komisioni i Venecias thoshte në dhjetor 2015 po dalin cdo dite. Dhe ne kete pike ata qe vuajne nga mungesa e ekzistences se nje sistemi gjyqesor normal hirearkik jane padyshim qytetaret e thjeshte dhe po aq shume bisnesi.

Sikur Gjykata e Lartë të krijohet në fund te vitit kur te jene me shume se 60.000 dosje, çdo qytetari dhe cdo kompanie do ti duhej te pakten 7-8 vjet pritje per ti ardhur rradha.

#sundimiiligjit#neudhekryq”

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A po e rrezikojnë pushtetin absolut të Ramës, deputetët Braçe dhe Spiropali?