Ish-ministri Tahiri në konferencë për shtyp: Sot kam disa gjëra për të thënë
Sikundër dhe paralajmëroi të hënën, ish-Ministri i Brendshëm, Saimir Tahiri, do të dalë sot në orën 11:00 në një konferencë për shtyp.
“Pas një vit heshtje, sot kam gjëra për të thënë” paralajmëron ai. Tre ditë më parë, Tahiri dorëzoi në Prokurorinë e Krimeve të Rënda dokumente shtesë në lidhje me dosjen ku është i akuzuar si pjesë e grupit Habilaj.
Jo zyrtarisht, mësohet se Tahiri ka dorëzuar në zarf një vendim të autoriteteve italiane të drejtësisë që kanë pushuar hetimet ndaj tij. Ndërkohë me kërkesë të Prokurorisë shqiptare, Gjykata e Krimeve të Rënda ka shtyrë me tre muaj hetimet për ish-Ministrin e Brendshëm.

KOHA JONË SONDAZH

