Ish-ministrja jashtme Dade: Do mbetemi pa negociata

Do mbetemi pa negociata. Ky është qëndrimi që mban ish ministrja e Jashtme Arta Dade, e cila thotë se i duket thuajse e pamundur që Franca dhe Holanda të ndryshojnë qëndrim për Shqipërinë.

“Unë shpresoj, por nuk më duket shumë e mundur. Ata që kanë ripërsëritur deklaratat e tyre dhe ministri i jashtëm i Holandës, ndaj brenda dy ditëve të kthejnë qëndrimin, nuk më duket e besueshme. Kështu që më duket pak e pamundur dhe fakti që kryeministri sot ka përgatitur opinionin publik për të marrë një “jo” mua më duket që nuk do të ketë tërheqje nga Franca, Holanda. Madje dhe ministrja e jashtme e Finlandës sot po rrekej që të ndante çështjen e Maqedonisë së Veriut nga Shqipëria.”-tha Dade e ftuar në emisionin Tempora.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kush mendoni se duhet të jetë në emër të PD dhe opozitës kandidat për kryebashkiak në Tiranë?