Ja kur do të merret në mbrojtje nga Garda e Republikës Presidenti i ri i vendit

Garda e Republikës do të marrë në mbrojtje kandidatin për President, Bajram Begaj menjëherë pasi të votohet në Parlament.

Në ligjin e ri të Gardës së Republikës, të miratuar vitin e kaluar, është specifikuar konkretisht në nenin 12, pika b që “Garda e Republikës ruan dhe mbron: Presidentin e zgjedhur që nga momenti i votimit në Kuvend”.

Kur Kryeministri Rama njoftoi emrin e Begajt për President, ish shefi i Shtabit të Përgjithshëm, është filmuar dy herë nga kamerat e televizioneve. Fillimisht të premten në mbrëmje në përfundim të takimit me Ramën dhe sot paradite në ambientet e Kryesisë së Kuvendit.

Swiss Digital Desktop Reklama

Në të dyja këto dalje publike vihet re fakti që Begaj ka përdorur makinën e Shtabit të Ushtrisë me targë MM 037 MM dhe shoqërohet vetëm nga shoferi i tij.

Swiss Digital Mobile Reklama

Ndërkohë që sot pasdite në përfundim të votimit, Garda do të angazhojë skuadrën që do të shoqërojë Presidentin e ardhshëm të vendit si dhe makinën që ai do të përdorë deri në 24 Korrik kur të marrë detyrën zyrtarisht.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A po e rrezikojnë pushtetin absolut të Ramës, deputetët Braçe dhe Spiropali?