“Java e Fëmijëve Jetimë”. Aktiviteti i veçantë në Presidencë
Kreu i shtetit, Ilir Meta ka postuar në adresën e Facebook një foto me aktorin e njohur të humorit, Besart Kallaku. “Jo vetëm shegët e Ijes janë të mrekullueshme. Sot në Presidencë me Bes Kallakun për “Javën e Fëmijëve Jetimë””,- shkruan kreu i shtetit në komentin e tij në faqen personale në Facebook.
Burime nga presidenca bëjnë të ditur për “Koha Jonë” se institucioni i Presidentit do të zhvillojë në datat 22-27 nëntor aktivitete rëndësishme me rastin “Javës së Fëmijëve Jetimë”.
Aktori i njohur i humorit, Bes Kallaku do të ketë një rol të rëndësishëm në prezantimin e këtyre aktiviteteve. Në jubileun e 100-vjetorit të themelimit të “Strehës së Parë Vorfnore” në Shqipëri (1917-2017) dhe me rastin e festave kombëtare të 28-29 Nëntorit, Presidenca e Republikës së Shqipërisë në bashkëpunim me Institutin Kombëtar të Integrimit të Jetimëve Shqiptarë celebron në datat 22-27 Nëntor veprimtarinë në Presidencë “Java e Fëmijëve Jetimë”.
Organizimi i kësaj veprimtarie, në kujdesin e veçantë të Presidentit të Republikës së Shqipërisë, Ilir Meta, sjell një risi të veçantë në institucionit më të lartë të shtetit shqiptar, atë të komunikimit të drejtpërdrejtë me publikun dhe veçanërisht shtresat në nevojë të shoqërisë.
KOHA JONË SONDAZH

