Juristi Artan Lazaj për falsifikimin e Luan Dacit: S’keni parë gjë akoma…
Artan Lazaj, juristi që u shkarkua nga gjykata e Tiranës gjatë procesit të Vettingut ka reaguar për publikimin e dokumentit që tregon se një nga anëtarët e komisioneve të reformës në drejtësi ka gënjyer publikisht për karrierën e tij. Konkretisht, Luan Daci i zgjedhur gjyqtar i Kolegjit të Posaçëm të Apelimit, i cili sot vendos për fatin e gjyqtarëve e prokurorëve, ka fshehur shkarkimin e tij nga detyra në vitin 1997.
Një vendim i Këshillit të Lartë të Drejtësisë aso kohe, sipas të cilit, z.Luan Daci largohet nga detyra për shkelje të statusit të gjyqtarit, shkelje të ligjit dhe paaftësi në detyrë. Vendimi i cili daton më 24.12.1997, mban firmën e Presidentit, njëherësh kryetar i Këshillit të Lartë të Drejtësisë së asaj kohe, Rexhep Meidani. Në këtë mënyrë, njeriu që gjykon integritetin e gjyqtarëve të tjerë dhe ka firmosur shkarkimin tyre për shumë më pak shkelje se kaq, rezulton se të ketë probleme serioze me ligjin që e ka zgjedhur atë në detyrë.
Pas këtij lajmi, Artan Lazaj një nga juristët që u largua nga detyra nga ky komision shprehet: “Prisni, prisni se nuk keni pare gjë akoma, nga fronti i medemek Veting”,- shkruan Lazaj duke lënë të kuptohet se ka skandale të tjerë që pritet të dalin për njerëzit që po bëjnë reformën në drejtësi.
KOHA JONË SONDAZH

