”Kanabisi”, zbardhet axhenda e ministrit të Brendshëm italian
Ministri i Brendshëm i Italisë, Marco Minniti, do të zhvillojë takime të rëndësishme në vend, në kuadër të raportit mbi kanabisin. Mësohet se ministri do të jetë i shoqëruar nga një delegacion i nivelit të lartë të Ministrisë së Brendshme dhe Policisë italiane.
Ministri Minniti do të zhvillojë takime me homologun Fatmir Xhafa, kryeministrin Edi Rama dhe presidentin e Republikës Ilir Meta.
Në kuadër të kësaj vizite, në Pallatin e Kongreseve do të zhvillohet edhe ”Konferenca e përbashkët mbi raportin përmbyllës së misionit të monitorimit ajror për vitin 2017, në luftën kundër kultivimit të bimëve narkotike”, ndërmjet Policisë së Shtetit, Policisë italiane dhe Misionit të BE-së.
Axhenda e ministrit italian sot në Shqipëri
Ora 10:00 Takim i ministrave Xhafaj-Minniti, në Ministrinë e Brendshme (do t’ju shpërndahen pamjet nga MB).
Ora 11:00 Takim i ministrit të Brendshëm italian me Presidentin e Republikës, në Presidencë.
Ora 11:30 Konferenca përmbyllëse e “Misionit të monitorimit ajror 2017 në luftën anti-kanabis (takimi do të zhvillohet te Pallati i Kongreseve dhe do të jetë me regji qendrore).
KOHA JONË SONDAZH

