Kastriot Islami: Në 15 ditë 15723 të infektuar dhe 187 të vdekur… Gjendja më e rëndë se c’tregojnë shifrat!
Nga Kastriot Islami –
Gjëndja e krijuar ngë kriza sanitare është shumë e rëndë… madje edhe më e rëndë se c’mund të rezultojë nga shifrat…Për 15-ditë, nga data 1 shkurt deri në 15 shkurt 2021, është shënuar shifra më e lartë e infektimeve për të gjithë periudhën e pandemisë COVID me 15723 të infektuar në 15 ditë apo me më shumë se 1000 të infektuar mesatarisht në ditë… Ndërkohë gjatë kësaj periudhë 15 ditore, nga të dhënat “zyrtare”, rezultojnë 187 të vdekur ose mesatarisht rreth 12,5 të vdekur në ditë. Me shumë gjasa, për shumë arsye, këto shifra janë në realitet shumë më të larta.. Por edhe sikur ti referohemi këtyre shifrave, gjëndja është shumë e rëndë, për mos e cilësuar të frikshme e dramatike…
Shifra prej 15723 infektimesh në 15 ditë është potuajse aq sa c’kanë qënë të infektuar gjatë periudhës 10 mars 2020 kur ka filluar pandemia deri në 13 tetor 2020, pra për më shumë sesa gjatë 7 muajve, kur gjithsej ka pasur 15 752 të infektuar… Pra infektimet në shkurt 2021 janë gati mbi 15 herë më të larta se në 7 muajt e parë të pandemisë kur Rama mburrej se po e menaxhonte me sukses këtë krizë sanitare…
Ajo që ka krijuar panik te qytetarët është shifra e lartë e vdekjeve prej 187 viktimash në 15 ditë e shoqëruar me rëndimin e situatës në spitalet COVID deri në prag të kolapsimit të tyre dhe mungesës së një vaksine për popullsinë…Qytetarët janë të friksuar në ekstrem dhe në panik… Ata fajësojnë për këtë situatë dramatike qeverinë dhe drejtuesin e saj…e cila për shkak të paaftësisë, papërgjegjshmërisë dhe babëzisë po e ka lënë situatën të degradojë…
KOHA JONË SONDAZH

