Kastriot Islami: Shqipëria, vendi më pak i vaksinuar në Europë

Nga Kastriot Islami –

Edi Rama më cirkun e tij të lëvizshëm ka siguruar shumë pak vaksina “ilegalisht”, sepse as vetë nuk di as numrin e vaksinave që ka në dispozicion dhe as tregon origjinën e tyre…Qeverisja Rama e ka bërë Shqipërinë jo vetëm vëndin më të pasigurtë përsa i përket infektimeve e vdekjeve nga COVID dhe vaksinimit anti-COVID por edhe më qesharakun në Europë e madje në botë…Kudo në botë, ka plane e kalendarë transparentë të vaksinimit që i njohin të gjithë qytetarët… Rama me një “grusht vaksinash” që ka siguruar ilegalisht përpiqet si klloun cirku të bëjë politikë elektorale duke tentuar ti mbushë mëndjen qytetarëve se jeta e tyre është në dorën e tij. Në asnjë vënd tjetër nuk ndodh që kjo që po ndodh në Shqipëri…kjo është shumë e rëndë e deri diabolike në cdo aspekt…

Vëndet e ndryshme të planetit, të zhvilluara por edhe shumë të tjera, jo vetëm kanë siguruar dozat e nevojshme të vaksinimit, por edhe kanë nisur në bazë të programeve/kalendarëve transparentë të vaksionojnë të gjithë popullsinë e vëndeve të tyre për ta përfunduar jo më vonë sesa fundi i kësaj vere… Kështu Izraeli që është në pararojë, ka vaksinuar 85,1 përqind të popullsisë duke administruar 7,36 milion vaksina për një popullsi prej rreth 9,2 milion banorësh…SHBA me mbi 330 milion banorë ka vaksinuar deri në datën 21 shkurt 2021, rreth 19 përqind të popullsisë duke administruar mbi 63 milion vaksina. Britania e Madhe ka vaksinuar deri në 20 shkurt rreth 27 përqind të popullsisë duke administruar mbi 18 milion vaksina…Turqia ka vaksinuar rreth 8 përqind të popullsisë duke administruar 6,6 milion vaksina… Nga rajoni i BP, Serbia me 8,7 milion banorë, ka arritur të vaksinojë deri në 14 shkurt, 14,5 përqind të popullsisë…

Swiss Digital Desktop Reklama

Kurse nga deklarimet ditore të Ministrisë së Shëndetsisë për datën 21 shkurt 2021, rezulton se deri në këtë date, janë vaksinuar gjithsej 5791 qytetarë (jo me të dy dozat) ose më pak se 0,2 përqind e popullsisë… Qytetarët duhet të dinë e të ndërgjegjësohen se në cfarë situate ndodhen familjet e tyre… Ndërkohë që Rama dhe qeveria e tij vazhdojnë të mburren me teza apo qasje të turpshme të ngjashme me ato të vëndeve diktatoriale, kur kanë vaksinuar vetëm 0,2 përqind të popullsisë dhe zotërojnë vetëm rreth 6000 vaksina, ndërkohë që virusi përhapet me mbi 1000 infektime në ditë, duke shkaktuar mbi 15 viktima në ditë dhe duke “përmbytur” të gjithë kapacitetet në spitale…

Swiss Digital Mobile Reklama

E gjitha kjo është katastrofike, për më tepër, injoranca e papërgjegjshmëria qeveritare të shoqëruara nga një ligësi diabolike duket po përgatiten të bëjë “izolimin e madh” para 25 prillit për tju shmangur humbjes…

Syri.net
22 shkurt 2021

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kush mendoni se duhet të jetë në emër të PD dhe opozitës kandidat për kryebashkiak në Tiranë?